Lajme

Vuçiq: Në të ardhmen nuk duhet të ketë vrasje ndërmjet fëmijëve Serbë dhe Shqiptarë

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes finale. Ai është shprehur pesimist për një zgjidhje të shpejtë politike, ndonëse s’ka shumë ditë që dy vendet nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, Vuçiq mendon se barrën e normalizimit të plotë të raporteve me Kosovën nuk duhet t’ia lë brezit të ardhshëm, ndërsa thekson se në të ardhmen nuk duhet të ketë vrasje ndërmjet fëmijëve serbë dhe shqiptarë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mendoj se jemi afër ndonjë zgjidhjeje me Kosovën, por nuk besoj se kemi të drejtë t’ua lëmë fëmijëve tanë ta zgjidhin këtë. Nuk duhet të kemi fëmijë serbë apo shqiptarë të vrarë në të ardhmen. Unë mendoj se këto marrëveshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ta ruajtur paqen dhe në një moment – nuk mund të them nëse do të bëhet brenda tre muajsh ose në një vit – mund t’i zgjidhë problemet tona dhe ta lë një të ardhme të qartë për fëmijët tanë një herë e përgjithmonë”, u shpreh Vuçiq.

Ndërkohë, njohja e Kosovës vazhdon të jetë parakusht për Serbinë që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ndonëse Vuçiq e ka kundërshtuar shpeshherë këtë