Lajme

Vuçiq i shqetësuar: Po zhdukemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i shqetësuar sot pasi sipas tij serbët po zhduken si komb. Prandaj ai ka njoftuar sot se për çdo fëmijë të parë të një çifti, shteti do të ndajë 2 mijë e 550 euro.

Derisa ka folur për këtë çësthje, Vuçiq tha se asnjë familje nuk do të duhej të kishte më pak se dy fëmijë, por dy e më shumë.

Sipas Vuçiqit nënat që lindin fëmijën e tretë do të marrin 85 euro në muaj për 10 vite, kurse për fëmijën e katërt 150 euro në muaj për 12 vjet.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?