Lajme

Vuçiq e pranon: Albin Kurti ishte shumë i ashpër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte për mediat serbe se ballafaqimi i tij i parë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë “i ashpër”.

Ata janë ballafaquar në një panel në kuadër të një konferencë për çështje të sigurisë e cila po mbahet në Mynhen të Gjermanisë.

“Ka qenë debat i ashpër. Nuk mund të jap detaje. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është detyrë e imja. E kam folur të vërtetën dhe jam krenar për këtë”, tha Vuçiq për RTS pas këtij forumi.



LEXO EDHE:  Besa Gaxherri: Zotëri Kurti, ik se na ke zhgënjyer të gjithëve!