Lajme

Vuçiq: Do ta dëgjojmë Borellin, s’do të lëshojmë më targa KM për serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me Kryeministrin Kurti dhe Shefin e Diplomacisë Evropiane, Joseph Borrell ka thënë para gazetarëve se nga takimi disa orësh nuk është arritur asnjë marrëveshje. Sipas Vuçiqit, Borrell ka kërkuar nga pala serbe që mos të lëshohen më targa “KM” për serbë në Kosovë, gjë që presidenti serb e ka pranuar një gjë të tillë.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.

Vuçiq gjithashtu paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet serbëve. Takimi “urgjent” i thirru me ftesë të Josep Borrell nisi në ora 10:00, ku palët patën takime ndaras me të, ndërsa dhe takimin e përbashkët.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën. Nga ky takim për mbi 5 orësh, pritet të deklarohet për media edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.