Lajme

Vritet një person në prani të gruas, kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen

Një person është vrarë në mes të ditës në një zonë të populluar në provincën Guayas të Ekuadorit.

Viktima është një shtetas nga Serbia, i cili u ekzekutua në prani të gruas së tij në një lokal.

Siç shihet edhe në pamjet e kamerës së sigurisë, një person priste në një stol në shesh para se të afrohej te 55-vjeçari, i cili ndodhej në lokal me gruan e tij.

Vrasësi e qëlloi tri herë dhe më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.

Dëshmitarët thanë se dikush tjetër po e priste me motor dhe u arratis. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. /noa.al/