Vriten civilë dhe punëtorë në sulmet ndaj qendrave mjekësore në Ukrainë, reagon drejtori i OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, të cilat rezultuan në vdekje dhe lëndime të shumta, tha shefi i agjencisë, përcjell Gazeta Express.
Raportet shtesë janë duke u hetuar, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në Twitter të dielën.
“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, shtoi ai.
.@WHO has confirmed several attacks on health care in #Ukraine, causing multiple deaths and injuries. Additional reports are being investigated. Attacks on healthcare facilities or workers breach medical neutrality and are violations of international humanitarian law. #NotATarget https://t.co/Wdc2jeoHIB
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) March 6, 2022