Lajme

Vrasje në tentativë në Kosovë

Tre persona dyshohen se kanë tentuar ta vrasin një person pasditen e djeshme rreth orës 16:55, në rrugën “Komandant Kumanova”, në Shtime.

Ata dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht qytetarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit ndodhen në arrati.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar një predhë të pistoletës. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje