Lajme

Vrasja në Nekoc të Drenasit, dorëzohen të gjithë të dyshuarit, mes tyre edhe një i mitur

Fshati Nekoc, Drenas- vendi ku ka ndodhur konflikti.

Një person është vrarë ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga përleshja me armë zjarri që ndodhi të shtunën në Nekoc të Drenasit.

Në ngjarjen tragjike ishin të përfshirë 7 persona, ndërsa Policia ka njoftuar 4 të dyshuarit, përfshirë edhe dorasin, janë dorëzuar në Polici. Nga të dyshuarit që u janë dorëzuar organeve të sigurisë është edhe një i mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Nekoc, Drenas 22.08.2020 – 18:24. Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë dorëzuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje, Leutrim Syla, pasi është dorëzuar në Polici, në një letër ka shkruar se nuk ka pasur qëllim ta vras dhe as ta lëndojë askënd.

Ai është djali i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Sylës, i cili nga burgi i Dubravës kishte siguruar se djemtë e tij do të dorëzoheshin në Polici.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?