Lajme

Vrasja në Gjinekologji | Avdiu: Ky vend më nuk ka siguri për gratë

Aktivistja e njohur, Zana Avdiu, ka reaguar përmes një postimi në Faceboook lidhur me vrasjen e një gruaje shtatzënë para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Avdiu ka thënë se ende pa u bërë një javë nga një vrasje mizore e një gruaje, sot vritet një grua tjetër. Ajo ka thënë se ky vend nuk ka më siguri për gratë.

Postimi i saj:

Një vrasje e tmerrshme ka ndodhur sot rreth orës 18:00 para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales që po raporton nga vendi i ngjarjes, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatëzënisë.

Tutje gazeta mëson se një patrullë e policisë është dërguar edhe te shtëpia e dorasit.

Ky i fundit ende është në arrati, ndërsa ka raportime se është i arrestuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje dhënë Nacionales, është bërë e ditur se viktima është rreth moshës 35 vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.