Lajme

Vrasja e 50 vjeçarit në Gjilan, policia arreston një të dyshuar

Policia e Gjilanit ka arrestuar të enjten një person për vrasjen e 50-vjeçarit nga Bujanovci, e ndodhur me 12 shtator të vitit 2021 te parku i qytetit.

I ndjeri ishte duke pirë kafe derisa ishte qëlluar nga dy persona me armë zjarri, shkruan IndeksOnline.

“Lidhur me rastin e vrasjes, më datë 20 janar 2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e shkurtë të policisë