Lajme

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së, kërkohet dorëheqja e ministres Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së. Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.

Postimi i plotë:

Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)
– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK

-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë
– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë
Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!