Lajme

Vlora Dumoshi: Qeveria Kurti 2, do të demaskohet pa i arritur 100 ditë qeverisje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi ka akuzuar Vetëvendosjen (VV), për pazare politike dhe tregti me deputetët e partive tjera, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Vlora Dumoshi ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka prioritet parësor pandeminë.

Tutje ajo përmendi edhe emërimin e familjarëve të disa zyrtarëve të VV’së, si këshilltar në disa ministri.

“1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri. 2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit. 3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne sipërfaqe”, ka shkruar Dumoshi.

Sipas saj, Qeveria “Kurti II”, do të demaskohet pa i arritur 100 ditë qeverisje.

Më poshtë postimi i plotë i saj.