Lajme

Vlora Çitaku për sulmin ndaj gruas rome: Turpi qoftë mbi ne

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit që iu bë gruas rome për të dytën herë, sot në qytetin e Ferizajt, raporton Express.

Përmes Facebook’ut, Citaku ka shkruar për një histori gjatë kohës sa ishte në shkollë.

Ajo thotë se edhe vetë kishte pasur dy fëmijë rom në klasë derisa mësuesja e saj ishte munduar shumë që t’i mësonte që t’i trajtonin në mënyrë të barabartë.

Sot në Ferizaj është sulmuar për të dytën herë gruaja rome që dje ishte dërguar për strehim në Lipjan.

Shkrimi i plotë:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhepse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.

Nje ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.

E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.
Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.

Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.

Turpi qoftë mbi ne.

LEXO EDHE:

Avokati i Popullit në Ferizaj për t’u takuar me gruan rome që u sulmua sot