“Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm dy rrugë tani”
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm dy rrugë, shkruan Gazeta Metro.
Rugova ka thënë se Osmanit i ka mbetur ose të respketojë vendimet e LDK’së apo rruga tjetër të largohet nga ajo siç edhe ka shkruar në statusin e tij në Facebook ditë më parë.
“Janë dy rrugë dhe po e them troç edhe njëherë, janë dy rrugë, o duhet respektuar vendimet e shumicës forumeve vendimmarrëse të LDK’së, o rruga tjetër dihet”, tha Rugova, duke nënkuptuar largimin e Osmanit nga LDK’ja, transmeton Gazeta Metro.
‘’Vjosës i thashë që po duket keq duke e mbrojtur VV’në tërë kohën”, tha Rugova në T7.
Rugova ka thënë se e ka dituar që koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të zgjasë shumë muaj.