Lajme

Vjosa Osmani thotë se 10 mijë vaksinat që ia dhuroi Kroacia sot Kosovës, i kishte kërkuar ajo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

Osmani ka thënë se 10 mijë vaksinat që Kroacia do t’ia dhurojë si donacion Kosovës, vijnë pas kërkesë që ajo i ka bërë shtetit korat më 15 prill.

“Pas kërkesës që i kam bërë shtetit kroat me 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vaksinave, kam marrë përgjigje pozitive menjëherë të nesërmen dhe sot ministri i Jashtëm na solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mijë vaksinash për qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Presidentja e vendit ka treguar se në këtë takim e ka përmendur domosdoshmërinë që menjëherë të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Osmani po ashtu ka thënë se Kosova dhe Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb gjatë luftërave të fundit të viteve të 90-ta.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?