Lajme

Vjen reagimi nga Rusia: S’ka bazë për dyshime në vaksinën tonë, pas dy javësh i vaksinojmë mjekët

Autoritetet ruse thanë të mërkurën se grupi i parë i dozave të vaksinës kundër koronavirusit do të jetë i gatshëm për disa mjekë brenda dy javësh dhe tha se kritikat për sigurinë e vaksinës janë të pabaza.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia është bërë vendi i parë në botë që miraton një vaksinë kundër koronavirusit, më pak se dy muaj pas testimit në njerëz, shkruan Reuters.

Vaksina ende nuk i ka kompletuar testimet përfundimtare. Vetëm rreth 10 për qind e testimeve klinike janë treguar të suksesshme dhe disa shkencëtarë kanë frikë se Moska është duke e vendosur prestigjin kombëtar para sigurisë.

“Duket se kolegët tanë të huaj po i ndiejnë përparësitë specifike garuese të ilaçit rus dhe po përpiqen të shprehin opinione që, sipas mendimit tonë, janë tërësisht të pabaza”, tha ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko.

Ai tha se vaksina do të jetë e qasshme për njerëzit në bazë vullnetare dhe do të shpërndahet së shpejti. Prioritet për vaksinim në fillim do të jenë mjekët, bëri të ditur ky ministër, transmeton express.

Sipas drejtorit të Institutit Gamaleya, ku u zbulua vaksina ruse, Aleksander Gintsburg, Rusia planifikon të prodhojë 5 milionë doza në muaj nga dhjetori apo janari.


SHIKO VIDEON