Lajme

Vjen reagimi nga FSK: Të gatshëm për ta mbrojtë pavarësinë

Ministri i Mbrojtës i Kosovës, Armend Mehaj, përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka shkruar se me mbështetjen e instruktorëve të forcave britanike, pas një muaji stërvitje sistematike, me sukses të madh e kanë certifikuar edhe grupin e dytë të kursantëve, në kursin e Xhenierisë Luftarake sipas konceptit të forcave britanike të Assault Pioneer, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas këtij kursi ushtarak, Mehaj ka thënë se me mbështetjen e madhe të partnerëve tanë, vazhdon zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së.

Me pas ai ‘duke u lidhur me zhvillimet e fundit në Veri’, ka deklaruar se populli i Kosovës ka rezistuar dhe luftuar kundër padrejtësive, agresorëve dhe regjimeve shtypëse edhe me mundësi shumë të kufizuara, duke shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike e vendosur të mbrojë pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, pronën dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Me poshtë keni postimin e plotë të Armend Mehajt në facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?