Vjen reagimi i kryeministrit pas njohjes së Kosovës nga Xhamajka

Kryeministri Albin Kurtin e ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Xhamajkës që e njohu Pavarësinë e Kosovës.



Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë dhe të tregojë mirënjohjen e Kosovës.

“Një lajm shumë i mirë sot, Xhamajka, një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe i komunitetit ndërkombëtar ka njohur sot zyrtarisht Kosovën”.