Lajme

Vjen reagimi i Florentina Gjergjaj pasi doli video dëshmia se si u vodhën votat për ta bërë Meliza Haradinajn deputete

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj, ka reaguar pas ka reaguar pas publikimit të skandalit të madh me manipulimin e votave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjergjaj ka thënë shkurt se nuk ka koment për gjithë këtë skandal, shkruan Reporteri.net.

“No comment”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjergjaj po ashtu tashmë e ka akuzuar publikisht kryediplomaten për vjedhje votash dhe për këtë ajo ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar të premten, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka paralajmëruar padi në gjykatë për mediat që kanë publikuar shkrime për manipulim votash.

Ndërkohe reagimi i kandidates së AAK-së, Florentina Gjergjaj erdhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku shihet se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, si duket nuk mori mjaftueshëm vota për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por ‘këtë problem’ e zgjidhi bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, duke i blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe kanë favorizuar Haradinaj Stubllën.

Gazeta Insajderi ka siguruar një video-incizim i cili zbulon përfshirjen e bashkëshortit të kryediplomates kosovare në një skandal të madh të manipulimit të votave.

Arbër Krasniqi, një nga të përfshirët në videoincizim, dëshmon se grupi i komisionerëve ka pasur marrëveshje me Stubllën që këtë manipulim votash ta bëjnë për gjashtë mijë euro, por ata kanë marrë vetëm katër mijë prej tyre.

Komisionerët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve manipuluan me rezultatet, duke vjedhur votat e kandidates së AAK-së për deputete, Florentina Gjergjaj, e më pas edhe të Albana Bytyqit, vetëm e vetëm që t’ia sigurojnë votat e nevojshme për ulësen e deputetit kryediplomates në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla.

Postimi i plotë i Gjergjajt:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?