Vjen reagimi i Albulena Haxhiu, pasi deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit
Ish ministrja e Drejtësisë nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje kryeparlamentares, Vjosa Osmani pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj iu vërsul asaj derisa po drejtonte seancën e Kuvendit.
KY tensionim i situatës më pas çoi në ndërprerjen e seancës parlamentare.
Haxhiu në reagimin e saj thekson se qyqarët nuk mund të quhen përfaqësues të popullit, teksa ka shtuar se kjo “mendësi e mykur duhet të ndëshkohet”.
“Nuk i ka mbetur gjë tjetër “institucionalistave” vetëm t’i vërsulen e të tentojnë sulmin ndaj një gruaje.Kjo mendësi e mykur duhet të ndëshkohet.Qyqarët nuk mund të quhen përfaqësues të popullit dhe as nuk përfaqësojnë popullin!”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Shiko videon e momentit kur deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i vërsulet Vjosa Osmanit: