Lajme

Vjen reagimi edhe i Edi Ramës për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Në urimin e tij për zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama përmend tre emra por jo atë të humbësit të madh, kryeministrit Haradinaj, i njohur si miku i ngushtë i Metës.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama dhe Haradinaj kanë patur jo pak fërkime mes tyre. Për Haradinajn, Rama nuk duhet të fuste hundët shumë në çështjet e Kosovës, por të shihte të tijat në Shqipëri. /tesheshi.com/