Lajme

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve edhe me këtë shtet

Gjermania nuk përjashton shtrirjen e kontrolleve në kufirin me Francën pasi varianteve të reja të coronavirusit filluan të përhapeshin me shpejtësi në rajonin lindor të Moselës, pasi Parisi bëri thirrje që kufijtë të mos mbyllen.

I pyetur në lidhje me situatën në Francë, zëdhënësi i Kancelares, Angela Merkel, Steffen Seibert tha se Berlini “vazhdon të monitorojë situatën dhe po rishikon vazhdimisht masat e tij për të luftuar pandeminë”.

Ai shtoi se mbyllja e kufijve nuk është normale dhe domosdoshmëri, por gjithashtu theksoi se Gjermania është në një “situatë ku duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar përhapjen e shpejtë të mutacioneve më agresive të virusit në vend pasi ato janë përhapur diku tjetër”, raporton france24.

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune i bëri thirrje Gjermanisë të mos mbyllë kufijtë e saj me Francën.

“Ne nuk duam që Gjermania të mbyllë plotësisht kufijtë”, tha Beaune pasi Berlini vendosi gjatë fundjavës të vendosë kontrolle të rrepta në kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?