Lajme

Vjen lajmi i fundit nga Zemaj sa i përket masave anti Covid në fundvit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi, shkruan Gazeta Blic.

Zemaj ka bërë të ditur se me zonjën Dumoshi janë në konsultim të vazhdueshëm sa i përket masave të reja që merren.

Ai ka bërë me dije se nuk kanë favorizuar mbylljen totale duke marrë parasysh komunitetin artistik dhe sportin.

“Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdoj edhe më tej por gjithë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fund vit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve”

Postimi i plotë:

Sa herë që kemi marr masat që kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e saj, kemi qenë të kujdesshëm ndaj sportdashësve dhe komuniteti artistik.

Duke e ditur ndikimin e sportit në shëndetin e njeriu, asnjëherë nuk kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë.

Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi kemi diskutuar për mbarëvajtjes e aktivitetet të deritanishme në sport, kulturë dhe aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e rinisë.

Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdoj edhe më tej por gjithë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fund vit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve. Bashkë ia dalim!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?