Lajme

Vjen lajmi i fundit nga QKUK, kjo është gjendja e të plagosurve në Viti

Foto ilustrim

Të gjithë të lënduarit në Viti janë jashtë rrezikut për jetën raporton Gazeta Blic. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ku sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej të lënduarve janë dërguar për trajtim në QKUK, raporton Gazeta Blic.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1)nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan” thuhet në komunikatë raporton Gazeta Blic.