Lajme

Vjen lajm shumë i keq për këta punëtorë të sektorit publik

Që nga janari i këtij viti punëtorët e Telekomit të Kosovës, do t’i marrin pagat me zbritje. Kjo zbritje e pagave do të bëhet varësisht prej gradave, duke filluar nga 10 e deri në 20%, raporton Gazeta Sinjali.



Sipas sinjalizuesve të hënën e fundit të vitit 2019, bordi i Telekomit të Kosovës ka vendosur që t’u zbriten pagatë të gjithë punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike.

Të gjithë punëtorët që i takojnë gradës prej 1 deri në 15 do t’u zbritet paga për 10%, ndërsa për të gjithë ata që punëtorë që i takojnë gradës 16 deri në 18, do t’u zvogëlohet paga për 20%.

Gazeta Sinjali ka biseduar me kryetarin e sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lami Balaj, por i cili ka thënë se nuk ka informacione të tilla.

“Jo nuk kam ndonjë informacion të tillë”, ka deklaruar shkurt Balaj për Gazetën Sinjali.



Sipas sinjalizuesit, arsyeja e uljes së pagave është bërë pas kërkesës së bordit të Telekomit të Kosovës të cilët kanë kërkuar që shpenzimet vjetore për paga nga 30 milionë të zbresin në 27 milionë.

E gjithë kjo sipas sinjalizuesit ka ndodhur për shkak të rënies së të hyrave të cilat rezultojnë të jenë më të voglat në histori të Telekomit të Kosovës.