Lajme

Vjehrri ngacmon seksualisht nusen, pastaj rrihet nga burri

Janë arrestuar dy persona në Pejë, për ngacmim seksual dhe për dhunë në familje.

Në këtë rast vjehrri kishte ngacmuar seksualisht renë, kurse djali e kishte rrahur gruan e tij.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“ Po jonë arrestuar dy të dyshuarit. I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, ka thënë ai për Klan Kosova.