Lajme

Vjedhje spektakolare në një lokal në Gjilan

4 hajna e kanë thyer një lokal pajisjesh teknologjike pas mesnatës në Gjilan.

Në videot e kamerave të sigurisë të cilat Gazeta Sinjali i ka marrë nga pronari i lokalit, shihet e gjithë ngjarja dhe plani i vjedhjes.

Vetura e tipit Golf 4 karavan ndalet para lokalit në rrugën “Esat Berisha” dhe ata dalin me shpejtësi nga vetura. Tre prej tyre ia mësyejnë lokalit, ndërsa njëri qëndron jashtë për ta përcjellë situatën.

I pari që niset drejt lokalit mban në dorë një hekur të madh me të cilin arrin ta thejë derën e lokalit.

3 hajnat i palosin shpejtë dhjetëra laptopë dhe i fusin në veturë, e cila më pas niset me vrull.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?