Lajme

Vjedhen zyrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajnat kanë vjedhur e demoluar zyret e tyre në Kamenicë.

Në lidhje me këtë BIK-u njoftimin e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë”, thuhet në njoftim.