Lajme

Vitia tregon arsyet për përgjysmimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me gjitha kapacitetet buxhetore që kanë do të mbështesin punëtorët shëndetësorë dhe gjithë kategoritë që janë në përballje ma pandeminë COVID-19.

Vitia tha se me të marrë njoftimin se vendimi për shtesat e profesionistëve shëndetësorë do të përfundonin në muajin mars, ai ka takuar ministrin e Financave për të diskutuar rreth vazhdimit të tyre.

“Ne kemi menduar të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet aq sa mundemi këto kategori. Me ardhjen në detyrë më 23 mars të këtij viti unë kam marrë njoftimin se shtesat për profesionistët shëndetësor dhe kategoritë tjera përfundojnë në muajin mars dhe menjëherë kam kërkuar takim me ministrin Murati nga ministria e Financave dhe kemi biseduar se si mund të gjendet një mënyrë dhe një hapësirë buxhetore për të vazhduar këto shtesa dhe të mos ndalen në asnjë mënyrë”.

“Ministria e Financave në bazë të kapaciteteve buxhetore ka ardhur me propozimin në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur më 21.04.2021 dhe ai propozim është miratuar nga Qeveria – e përsërisë në bazë të kapaciteteve buxhetore që ka”.

Tutje ministri njoftoi se për shkak të kohës së shkurtër për të siguruar listat inspektorët në muajin maj do t’i do të marrin shtesat për dy muaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?