Lajme

Vitia: Me 15 qershor nis vaksinimi masiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi. Gjatë këtij raportimi ai theksoi se është nënshkruar plani shtetëror për vaksinim masiv dhe do të fillojë së zbatuari nëpër komunat e Kosovës.

Vitia u shpreh se vaksinimi masiv nis më 15 qershor, shkruan Indeksonline.

“Ka ulje të rasteve me ulje mesatare ditore në 40 raste në ditë. Nga IKSHPK raportojnë se rastet e vdekjeve janë ulur për 60%. Gjatë 7 ditëve të fundit 152 raste, 4 vdekje Situata e përmirësuar ka ndikuar që të ulen edhe rastet e të hospitalizuarve dhe në spitalet e përgjithshme.

Kur kemi ardhur në detyrë kemi gjetur një plan dhe me ardhjen e vaksinës na është dashur që të vazhdojmë me atë plan ekzistues pa pasur kohë ta rishikojmë atë. Kur kemi ardhur nuk kemi gjetur asnjë komunikim me prodhuesit dhe asnjë deklaratë konfidenciale që nënshkruhet me rastin e fillimit të diskutimeve.

Deri më sot kanë arritur mbi 178 mijë doza të vaksinave dhe do të kemi dhe të tjera ditëve në vijim. Deri në fund të vitit do te kemi deri në 2 milionë vaksina për vaksinimin e 60% te popullatës. Kosova ka zinxhir te ftohtë për shumë lloje të vaksinave. Tashmë është nënshkruar plani për vaksinim në masë dhe do të fillojë së zbatuari nga 15 qershori.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?