Lajme

Vitia flet edhe për variantin e ri të Covidit “Mu”, tregon nëse ka të infektuar me këtë variant

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit të ri të COVID-19 Mu dhe tha se janë duke e përcjellë situatën.

Ai tha se për këtë është koordinuar me IKSHPK-në dhe se janë në vëzhgim të secilit variant të mundshëm, njofton Klan Kosova.

“IKSHPK na ka njoftuar menjëherë se është një variant që dihet shumë pak për të, por edhe nga mekanizmat kredibilë dihet pak për të. Bashkë me IKSHPK-në jemi duke e përcjellë me shumë vëmendje jo vetëm për këtë variant, por edhe të tjerë. Do të vijmë në përfundime të tilla në qoftë për masa apo diçka tjetër që vijnë nga rekomandime të ekspertëve”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?