Lajme

Viti, motoçiklisti godet këmbësorin, dërgohet në spital, kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur të dielën, rreth orës 18:30 në Viti.

Policia njofton se një motoçiklist nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit. Sipas mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.