Lajme

Vishuni trash, këto do të jenë temperaturat të mërkurën e të enjten

Dita e mërkurë e kësaj jave parashikohet të jetë e ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Gjatë ditës pritet të jetë kryesisht kthjellët.

Ndërkohë, po sipas Prishtina Weather, ftohtë do të jetë edhe të enjten. Pas mëngjesit me ngrica, ditën vranësirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

Temperaturat maksimale do të jenë 1C dhe do të shkojnë deri në 6C të enjten.

Ndërkohë temperaturat minimale do pritet të jenë -5 deri në -6 gradë celsius.