Lajme

Vijon rritja e rasteve me COVID-19, paralajmërohet mbyllja

Italia vijon të tregojë rritje të rasteve të reja me koronavirus nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit nga 119 mijë teste të kryera, 2 mijë e 844 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shifër kjo që nuk regjistrohej prej 24 prillit.

Viktima janë 27, ndërkohë që nga nisja e pandemisë 35 mijë e 968 persona kanë humbur jetën. Rajonet më të goditura janë Kampania, Lombardia dhe Piemonte.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë një rritje të lehtë dhe të pacientëve të shtruar në spitale. Tashmë në terapitë intensive ndodhen 297 persona, ndërsa në repartet e tjera dhe 3 mijë e 205 të tjerë. Në izolim shtëpiak ndodhen mbi 52 mijë persona