Lajme

Videot në “Tik Tok”, nisin hetimet ndaj kryetares së Gjykatës në Elbasan

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok”.

Urdhri nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.

“Të nderuar kolege! Zyra e Inspektorit u njoh me materialet filmike te shpërndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin. Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?