Lajme

Video se si trupat e viktimave nga koronavirusi ngarkohen në një kamion-frigorifer

Një video, e filmuar jashtë një spitali në Nju Jork nga një kalimtar, po bën xhiron në internet.

Ndërkohë që shifrat e numrit të vdekjeve në SHBA vazhdojnë të rriten, trupa viktimash nga koronavirusi janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer, përmes një vinçi të vogël.

Burri, të cilit po i dridheshin duart gjatë regjistrimit të videos, thotë në klip “Kjo është e vërtetë…Ky është Bruklin. Duhet ta merrni këtë gjë seriozisht”, teksa i bën apel të gjithëve në kohën e pandemisë së Covid-19.

Video, e rishpërndarë nga anëtari i këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli, ka marrë mbi 3.4 milionë klikime.