Lajme

Video prekëse! Krimi i serbëve në Kosovë, tragjedia e rëndë vajzës së vogël që iu shua familja dhe humbi dorën

Një video që po qarkullon në ‘Twitter’ nga lufta e fundit në Kosovë, tregon historinë e një vajze të vogël të quajtur Drenusha.

Pasi që forcat paramilitare serbe ia kishin farosur familjen, ata ia kishin prerë edhe dorën, transmeton Indeksonline.

Fatmirësisht disa doktorë nga Kosova kishin arritur ta shpëtonin Drenushën e vogël.

Kjo është edhe një provë tjetër se si ushtria serbe kishte kryer gjenocid mbi shqiptarët, duke mos përjashtuar as më të vegjlit.

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta, ajo se çka ka bërë Serbia në Kosovë nuk do të harrohet kurrë./Indeksonline/