Lajme

VIDEO: Një veturë merr flakë në Podujevë

Në orët e mbrëmjes së sotme një veturë ka marrë flakë në fshatin Peran të Podujevës.

Përmes pamjeve të siguruara nga Indeksonline mund të shihni se si vetura po digjet, derisa e njëjta ishte në një varrezë të veturave.

Ndërsa, dyshohet se nga flakët janë përfshirë edhe disa vetura të tjera.

Nuk dihet se çka shkaktoi përhapjen e zjarrit dhe për të lënduar, veç dëmeve të mëdha materiale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?