Lajme

Video nga momenti kur u ther me thikë në New York autori i librit “Vargje Satanike”

Shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie, libri i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua të premten teksa ishte gati të mbante një ligjeratë në perëndim të New Yorkut, shkruan Washington Post.

Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet akoma.

Mediumi Nexta ka publikuar pamje nga momenti pasi theret me thikë shkrimtari Rushdie.

Krahas videos thuhet se libri i tij ‘Vargjet Satanike’ është i ndaluar në Iran, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva duke kërkuar vdekjen e autorit. Ndërsa, raportohet se mjekët amerikanë po luftojnë për jetën e Rushdie.

Kujtojmë se libri i Rushdie “The Satanic Verses” (Vargjet Satanike) është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.