Lajme

Vetura zyrtare në autostradë, 180 km në orë

Një veturë zyrtare e Kosovës ka lëvizur sot rreth orës 10:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” mbi shpejtësinë maksimale të lejuar.

Diku afër hyrjes për në qytetin e Ferizajt, kjo veturë është xhiruar duke lëvizur me shpejtësi deri afër 175 kilometra/orë.

3Z 171 – 02 janë tabelat e automjetit zyrtar që është xhiruar nga një qytetar që ka lëvizur pas tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?