Lajme

Vetura fluturon në autostradë (VIDEO)

Një video e kapur nga një makinë në ecje tregon momentin kur një automjet fluturon mbi një autostradë në Kaliforni të SHBA, duke evituar telat e shtyllave elektrike dhe duke përfunduar para automjetit që po vinte.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima, madje sipas mediave amerikane, shoferja e makinës që praktikisht fluturoi në ajër pësoi dëmtime të lehta.

Personat që dëshmuan këtë skenë, që duket si të ketë dalë nga filmi “Fast & Furious” e patën të vështirë që ta shpjegonin ngjarjen, teksa morën në telefon shërbimet e emergjencës.

“Fluturoi në mes të rrugës”, dëgjohet të thotë një pasagjer në mjet.

Dëshmitarë thanë më vonë se makina në fjalë pak çaste para se të përfundonte në ajër ishte përfshirë në një aksident dhe teksa largohej nga vendngjarja humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge./tvklan.al


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?