Lajme

“Vetëvendosje ta harrojë bashkëpunimin me këtë qëndrim ndaj figurës së Rugovës”

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, në një postim në facebook ka ripërsëritur se Vetëvendosje duhet ta harrojë bashkëpunimin me këtë subjekt nëse nuk ndryshon qëndrim ndaj figurës së Ibrahim Rugovës.

Postimi i Hazirit në Facebook:

Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhëtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!/Pista.News