Lajme

Vetëvendosje po e “heton” Thaçin që fali vrasësin e 13-vjeçarit

Lëviyja Vetëvendosje ka filluar hetimet për arsyen se pse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falur Luz Allakajn, personin që vrau një 13-vjeçar.

Deputetët Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, kanë bërë kërkesë në presidencë për të marrë dosjen për faljen e tij, shkruan Reporteri.net.

Kjo u bë e ditur nga vet Vetëvendosje, ku edhe publikuan kërkesën e bërë.

“Sot, deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit”, thuhet në këtë njoftim.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje