Lajme

Vetëvendosje me propozim për koalicionin me LDK’në: Kandidati që merr më shumë vota, bëhet kryeministër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një tryezë ku është diskutuar rreth koalicioneve parazgjedhore, konkretisht atë LDK- VV, ka dhënë një propozim se si të tejkalohet pengesa e kandidatit për kryeministër në mes të këtyre dy partive.

Ajo ka thënë se koalicioni parazgjedhor LDK-VV duhet të shkojë në zgjedhje, pa kandidat për kryeministër, shkruan Reporteri.net.

Sipas saj, kandidati i cili merr më së shumti vota në listën e përbashkët zgjedhore LDK-VV atëherë mund të propozohet për kryeministër.

Këtë propozim Haxhiu e ka thënë në një tryezë të organizuar nga KDI dhe instituti ‘Riinvest’, ku janë diskutuar koalicionit parazgjedhore.

Ndryshe, Isa Mustafa dhe Albin Kurti dje janë takuar së bashku. Një ditë pas takimit, kreu i LDK-së përmes një statusi të gjatë në facebook ka bërë të qartë se ia ka bërë ‘hallall’ Kurtit dhe partisë së tij të gjitha sulmet dhe akuzat gjatë së kaluarës. /Reporteri.net/.