Lajme

Vetëvendosje hap fushatën në Mitrovicë me kritika të ashpra ndaj partive në pushtet

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Mitrovicës për ta hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar drejtuesit shtetërorë për keqmenaxhim të buxhetit të shtetit dhe varfërim të qytetarëve.

Ai ka thënë se këta liderë të asfaltit i kanë vjedhur subvencionet dhe grantet e bujqësisë duke vjedhur djerësën e punëtorëve.

Kurti ka thënë se drejtuesit e koalicionit PAN janë mjeshtër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Nuk zhvillohet ekonomia duke e futur në borxh shtetin”, ka deklaruar Kurti para masës në Mitrovicë.

Ai ka premtuar se Lëvizja Vetëvendosje e lëvizë Trepçën dhe Mitrovicën dhe se sipas tij erdhi dita për gjigantin e dikurshëm metalurgjik. /Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?