Lajme

“Vetëvendosje dhe LDK po u frikësohen zgjedhjeve”

Kryetari i PSD’së Shpend Ahmeti i ka quajtur të pa baza akuzat nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje se partia që ai udhëheq po e mban qeverinë në pushtet.

Thotë se prej këtyre dy partive opozitare nuk kanë marrë kurrë kërkesë për nënshkrim për rrëzim të qeverisë.

“Nuk kam pa iniciativë të LDK’së e VV’së për rrëzimin e Qeverisë. Nuk ka kërkesë prej tyre për ne për rrëzimin e Qeverisë’, tha Ahmeti në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Ndërkohë kemi pasur një sulm në Kuvend dhe publik që gjoja PSD’ja po e mban këtë Qeveri”, shtoi Ahmeti.

Sipas tij dialogu është proces i pashmangshëm i cili duhet të vazhdojë pavarësisht nëse rrëzohet qeveria.

“Procesi i dialogut ecë pavarësisht se a e kemi këtë qeveri apo një tjetër”, tha Ahmeti.

 “Mendoj se Thaçi nëse rrëzohet Qeveria do të shkonte prapë në dialog i vetëm me arsyetimin se nuk ka qeveri”, shpjegoi ai.

Ahmeti ka ftuar të gjithë të bashkohen për dialog, pasi sipas tij, ky është interes mbi partiak.

 “Të ulemi të gjithë së bashku. Të ketë transparencë. Të ketë përfshirje të shoqërisë civile”, tha Ahmeti për dialogun.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?