Lajme

Veteranët e UÇK-së shprehen të pakënaqur me mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Sot në sheshin Skënderbeu janë mbledhur qindra protestues për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga. Veteranët, invalidë dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javën e kaluar. Me flamuj kombëtar dhe pankarta me mbishkrime “Nuk jemi të mjerë e as lypsarë!!”, “Duam të drejtat tona” dhe “Kujdes mos luani me ndjenjat e UÇK-së sepse do të ju mallkoi ZOTI”.

Veterani i UÇK-së, Ali Gashi ish-luftëtar i Zonës Operative të Drenicës në fjalën e tij para të pranishmeve tha se UÇK është me meritorja për themelimin e shtetit tonë. Ne vendosem ta japim jetën për Kosovë. Sikur të mos ishte UÇK askush nuk mu do të merrte paga në këtë vend. Mos e keqpërdorni UÇK. Nëse u frynë listat e veteranëve atëherë politika i fryu ato e jo ne. Familjet e dëshmoreve duhet të kenë pagën ma te madhe se deputeti. Në Kuvend askush nuk u kujtua për veteranët kur u fol për pagat. Nuk kërkojmë lëmoshë por respekt dhe dinjitet. Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e vlerave të luftës0

Valentina Haliti para të pranishmeve lexoi disa nga kërkesat e protestuesve. Ajo beri thirrje qeverisë që kategoritë luftës të trajtohen në mënyrë të denjë. Veterani i vërtetë të këtë të drejtat e tij. Edhe sa duhet të durojmë. Edhe sa duhet të ndajmë pensionet me veteran të rrejshëm.

Milazim Elshani nga Brigada 121 “Kumanova” tha se qëllimi i protestës është të kundërshtojmë turpin që u është bërë kategorive të luftës. Askush nga qeveria nuk kujdeset për ta. Protesta nuk ndalet. OVL e UÇK-së janë milionerë e nga sot nuk i konsiderojmë persona përgjegjës. Ne sot nuk jemi këtu për të djegur e thyer. Jemi dale për të mbrojt vlerat tona. Ne sot jemi pak po jemi të vërtetë. I bëjë thirrje kryeministrit krypelamentarit kryetarit dhe Kuvendit që ta ndryshojnë ligjin për kategoritë e luftës. Na jepni mundësi punësimi. Nuk po duam paga. Pastroni listat.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?