Lajme

Vetëplagoset një person në Malishevë, vdes në QKUK, kjo është mosha e personit

Dje ka vdekur një person nga Malisheva, për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë se i njëjti është vetëplagosur dhe në orën 22:00 si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në QKUK.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte një 82-vjeçar dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pasi është transportuar në QKUK nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?