Lajme

Vetë i 27’ti, publikohet fotoja e fundit e Kurtit në Qeveri bashkë me stafin

Albin Kurti nga dje nuk është më kryeministër i Kosovës. Pasardhës i tij, tashmë do të jetë, Avdullah Hoti i cili gjatë ditës së mërkurë u zgjodh kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit me 61 vota pro.

E sot në Qeverinë e Kosovës është vendosur Avdullah Hoti bashkë me stafin e tij duke bërë që kësisoj që Kurti me kabinetin e tij t’i lëshojnë zyret e Qeverisë.

Kujtimet e fundit të Kurtit në zyret e Qeverisë së Kosovës i ka publikuar zëdhënësi, Përparim Kryeziu.

Ai ka publikuar një fotografi të kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti ku shihen 27 personat e stafit të Kurtit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje