Lajme

Vetaksidenti në Carrabreg të Deçanit: Lëndohet një person, dërgohet me urgjencë në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Ç

do ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me aksidente, ku te vendi i njohur si rrethi i Carrabregut në Deçan, një veturë është rrokullisur dhe për pasojë është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se personi i lënduar është dërguar ne spitalin rajonal për tretman mjekësor.

LEXO EDHE:  Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!